Pas arrestimit të ish- deputetit reagon Boçi: Zbuluan dashurinë për kollare pas të 45-ve
Mbrëmjen e djeshme Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia është shoqëruar në polici teksa ishte duke shkuar në emisionin "Open". E gjithë rruga deri te ndalimi nga policia dhe më pas shoqërimi i tij, u transmetuan drejtpërsëdrejti.

Lidhur me këtë ndodhi ka reaguar dhe ish deputeti i PD Luçiano Boçi i cili shprehet se lista e të arrestuarve po bëhet shumë e gjatë dhe si asnjëherë më parë po arrestohet opozita.

Këta “çunat” të bërë njësh me “çunat” e krimit që zbuluan dashurinë për kollare pas të 45-ve, do ishin elita politike e regjimit, nëse sot qytetarët e Opozita e bashkuar nuk do ishte në këmbë.


Reagimi i plotë i Luçiano Boçit

Arrestimi i djeshëm burracak i Bardh Spahisë pason atë të kryetarëve të PD Prrenjas e Librazhd, Arjan Karriqit e Bujar Vretos.

Po t’i shtosh këtu emrat e të shoqëruarve, lista bëhet shumë e gjatë.

Si kurrë më parë pëgjatë këtyre viteve demokraci, kërkohet arrestimi i opozitës.

Regjimi është në grahmat e fundit dhe aktet e tij shpejtojnë rrëzimin e zhurmshëm.

Por askush mos ta mendojë se kjo është vetëm një rastësi.

Gjenitali gjenial që drejton çetën e penisëve e kishte në projektet e tij vendosjen e një regjimi “çunash” që fjalorin e rrugës e kanë mësuar në moshën 30 vjeç dhe e përdorin atë në mënyrë frekuente, për të treguar se janë pjekur.

Këta “çunat” të bërë njësh me “çunat” e krimit që zbuluan dashurinë për kollare pas të 45-ve, do ishin elita politike e regjimit, nëse sot qytetarët e Opozita e bashkuar nuk do ishte në këmbë.

Me hajdutërinë si flamur e banalitetin si himn, ata kërkonin të instalonin Rilindjen që donin.

Sot, demaskuar para botës, po përjetojnë fundin që përgatiten me fanfara, zhurmë e pompozitet gjashtë vite më parë.

Shqipëria po shpëton nga një tjetër murtajë…


Shtuar më 20/06/2019, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori