Shoqëria civile vijon mbledhjen e firmave për shkarkimin e Fullanit
Pëlqej
Shoqeria civile nuk heq dore nga kërkesa për shkarkimin e Guvernatorit Ardian Fullani edhe pse tashmë ai është arrestuar nga policia.Shoqëria Civile është mbledhur sot në vendin ku u firmosën peticionet për largimin e Fullanit.

"Arrestimi i Fullanit duhet te ishte bere me here"- tha per mediat organizatori i protestave, Zirkon Disha.

Shoqëria Civile, menjëherë pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Banka e Shqipërisë, nisi një aksion duke firmosur peticion për largimin nga detyra të Guvernatorit Ardian Fullanit. Deri me tani jane mbledhur më shumë se 13 mijë firma. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori