Shoqëria Civile për Presidentin
Një grup organizatash të Shoqërisë Civile shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me trajtimin e çështjes së zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, si një çështje thjesht politike.


Në një deklaratë të përbashkët thuhet se Kreu i Shtetit përfaqëson unitetin e popullit, ndaj e bën të domosdoshme frymën e mirëkuptimit dhe të dialogut konstruktiv gjatë këtij procesi.

“Klasa politike, pa dyshim ka një rol të rëndësishëm në këtë proces, por e shikojmë të nevojshme të theksojmë se zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk mund dhe as nuk duhet të jetë monopol i partive politike parlamentare. Konsensusi i gjerë për zgjedhjen e Presidentit, si dhe diskutimi e konsultimi me grupe të ndryshme shoqërore, si ato të sektorit akademik, të shoqërinë civile, specialistë të shquar të medieve, organizatat e profesionistëve etj., do ta bënin më gjithëpërfshirës dhe transparent këtë proces”, vijon deklarata. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2012, ora 09:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori