Shoqata e Inxhinierëve zbardh 3 propozimet për zgjidhjen e situatës së tërmetit
Pak minuta më parë Shoqata e Inxhinierëve doli në një deklaratë për mediat, ku renditi 3 propozime për qeverinë me qëllim që Shqipëria të bëjë hapa përpara në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti.

Së pari, Shoqata e Inxhinierëve kërkoi një takim urgjent nesër me përfaqësues nga të gjithë fushat me qëllim që të gjendet një zgjidhje dhe të diskutohet për idetë e gjithësecilit. Takimi do të zhvillohet nesër në orën 16:00 tek Hotel Tirana.

Çdo specialist që kërkon të shprehë mendimin e tij, ka mundësi të dërgojë një email për të treguar edhe kohën që i nevojitet në dispozicion për të shpalosur planin e tij për t’u mbrojtur nga tërmetet. Propozimi i dytë i Shoqatës së Inxhinierëve ishte ngritja e një grupi pune për të analizuar faktorët që kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e banesave gjatë tërmetit.

Po ashtu, Shoqata e Inxhinierëve i kërkoi qeverisë që të pajisë grupin e punës me pajisje laboratorike në terren.

Ndërsa si pikë të tretë, Shoqata e Ixhinierëve kërkoi miratimin sa më parë të krijimit të urdhrit të inxhinierëve në Shqipëri. Sipas saj, është urgjente marrja e këtyre masave.
Shtuar më 13/12/2019, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori