Shoping në BE, taksë e re për çdo send të blerë
Pëlqej
gjitha mallrat e udhëtarëve për qëllime jo tregtare do të tarifohen me 2 për qind nga doganat shqiptare, duke nisur nga janari i vitit që vjen. Lajmi bëhet i ditur në projektligjin për ‘Miratimin e niveleve të tarifës së doganore të ndryshuar, projekt i cili është pjesë e paketës së re fiskale, që pritet të nisë nga diskutimi shumë shpejt në komisionet parlamentare. Nga e gjithë lista e artikujve, tarifat ulen përveçse një zëri.

Doganat kanë vendosur të tarifojnë të gjitha sendet personale, dhuratat dhe mallrat e tjera për arsye jo tregtimi, që udhëtarët kanë me vete gjatë udhëtimit për në Shqipëri. Kjo praktikë në fakt nuk ka qenë aplikuar më parë. Kështu, nëse udhëton jashtë vendit, dhe ke bërë blerje me vlerë 1000 euro, do t’i paguash doganës tonë një vlerë 20 euro.

Mirëpo, shqetësimi i udhëtarëve nuk pritet të jetë vetëm kjo kosto shtesë në harxhimet e tyre, por edhe procedurat që shoqërojnë procesin. Pasi zhdoganimi kërkon një kohë dhe procedura specifike, që nisin që nga hapja e valixheve dhe verifikimi i të gjitha sendeve, për të vendosur më pas se kush do të tarifohen.

“Në kuadër të rishikimeve tariforë në dogana, propozohet që të vendoset edhe nivel tarifor për mallrat e udhëtarëve, jo të një natyre tregtare, duke bërë të mundur fillimin e zbatimit të procedurave doganore, të cilat për mungesë të nivelit tarifor kanë qenë të pazbatueshme”, sqaron Ministria e Financave, në relacionin që e shoqëron projektligjin e doganave.

Me këtë nismë, udhëtarëve u duhen që mallrat që kanë blerë për përdorim vetjak në vende të tjera t’i shoqërojnë me fatura. Në rast se mungojnë faturat, doganat do të përdorin çmimet e referencës, me qëllim vënien e tarifës doganore. Projekti për tarifat doganore parashikon ndryshimin me tendencë ulje të tarifave doganore të disa artikujve ushqimore dhe jo ushqimore, me qëllim zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe nga zbatimi i Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë.

Për shkak të anëtarësimit të vendit tonë në OBT, Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky anëtarësim në kohë dhe pa vonesa. Pjesë e këtyre detyrimeve është edhe zbatimi i modulit të konsensioneve dhe angazhimeve të tregtisë në mallra, skedul ky që është rezultat i negociatave të Shqipërisë me vendet anëtare të OBT-së.

Sipas këtij skeduli, data 1 janar e vitit 2009 ka qenë afati i fundit ku Shqipëria duhet të zbatonte tarifat finale detyruese për kodet e pagenociuara me vendet anëtare të OBT. Kështu nëse udhëton jashtë vendit dhe ke bërë blerje 1000 euro, do t’i paguash doganës tonë një vlerë 20 euro. Mirëpo, shqetësimi i udhëtarëve nuk pritet të jetë vetëm kjo kosto shtesë në harxhimet e tyre, por edhe procedurat që shoqërojnë procesin.
Shtuar më 21/11/2010, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori