Shokuese, si e justifikoi babai monstër përdhunimin e të bijës për 16 vite
Është lënë në burg babai që akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

Babai 61-vjeçar akuzohet se ka abuzuar seksualisht për 16 vite me vajzën e tijl.

Sipas informacioneve mësohet se policia vuri ne pranga 61-vjeçarin Qirjako Nakuçi, pasi denoncimit që kanë bërë murgeshat, pas rrëfimit të vajzës.

Deklarata e babait në gjyq

Fillimisht ai e ka mohuar ngjarjen, ndërsa më vonë e ka pranuar pjesërisht.

Ai ka shtuar se përdhunimi ka ndodhur në moshë të rritur duke deklaruar se ka dashur vetë vajza.

Përdhunimi dhe abuzimi seksual ka ndodhur për 16 vite që kur vajza ishte 9 vjeç.

Menjëherë pas kallëzimit që e dëmtuara J.Nakuçi ka bërë në Komisariatin nr.2, kanë vënë në pranga babanë e saj, Qirjako Nakuçi, 61 vjeç.

Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të datës 30 gusht, disa orë pasi vajza ishte bindur nga disa murgesha të Kishës Ortodokse për të kërkuar ndihmën e Policisë. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2018, ora 12:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori