SHOKUESE/ Nusja që helmoi vjehrrën është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj…
Ngjarja e rëndë që ndodhi para 3 ditësh në Durrës ku nusja 19-vjeçare helmoi vjehrrën po merr përmasa edhe më tragjike.

Babai i vajzës 19-vjeçare Baftjar Tanushi hedh akuza të rënda mbi vjehrrin e vajzës së tij.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.

Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, -shprehet babai i Elda Tanushit.

Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e 19-vjeçares Elda Tanushi.

Mësohet se e reja nga Dibra ka deklaruar në Sektorin e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit, se kishte tentuar të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm insektesh në kos, pasi sipas saj vjehrri e ngacmonte.

“Që kur burri im Donaldi iku në Greqi, vjehrri im nisi të më ngacmonte seksualisht. Nga ana tjetër vjehrra as nuk nuk kuptonte asgjë. Kam qenë në ankth gjatë gjithë kohës dhe bëra atë që bëra”, është shprehur 19-vjeçarja para inspektorëve të policisë.

Të ndodhur në këtë situatë, policia ka kërkuar që të mblidhen më shumë prova në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, që duket se ka hapur edhe hetime të reja, ndërsa akuzat tani janë shtuar nga të dyja palët. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori