Ngarkesa e drogës së kapur para disa ditësh në Durrës nuk ishte 613 kilogram, por 1 ton e ndarë në dy konteinerë.
Ky është versioni i ngjarjes i hedhur nga
gazeta "Shekulli" sot duke iu referuar burimeve nga prokuroria.
Pjesë nga shkrimi i gazetës
“
Dyshimet e para
flasin se bëhet fjalë për një sasi prej 1 tonësh që është
nisur me ngarkesat e bananeve, por policia jonë duket se ka humbur betejën me shifrën prej afër 400 kg të kokainës që ka dyshime se mund të kenë qenë në ndonjë kontejner tjetër.
Dyshimet e para
flasin se ajo sasi mund të jetë
nisur drejt Malit të Zi, një destinacion thuajse i përhershëm i kokainës që vinte në vendin tonë.
Burimet e prokurorisë bëjnë me dije se po presin një sërë përgjigjesh nga homologët e tyre në Ekuador, Kolumbi dhe Argjentinë për të mësuar të vërtetat e ngarkesave që janë
nisur drej vendit tonë kohët e fundit”shkruan
gazeta.
613 kilogramë kokainë u gjetën në dyshemenë e dyfishtë të kontejnerit të ngarkuar me banane që ishte porositur nga Arbri Garden.
Pronari i kompanisë është në arrati, ndërsa sipas të dhënave nga trafiku i anijeve ai kishte bërë edhe 97 rrugë të tjera nga vendet e Amerikës Latine drejt Shqipërisë.
Madje njëra nga porositë ishte bllokuar më parë në Ekuador, por kjo nuk e pengoi Arbër Çekajn të vazhdonte i qetë me importin e ‘frutave’”.
Shtuar më 08/03/2018,
ora 18:02