SHOKUESE/ Gruaja qëllon nënën e re e i merr djalin 3-vjeçar: Është i imi
Një nënë e re është shokuar kur një grua i ka marrë me forcë djalin me pretendimin se është i saj.

Gruaja 49-vjeçare, banuese në Vlorë i ka rrëmbyer nga duart djalin si dhe ka goditur 33-vjeçaren.

Policia ben me dije se denoncimi eshte bere nga O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.09.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O.B., vjeçe 33, banuese në Vlorë, pasi shtetasja S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë (me probleme mendore), e ka goditur paditësen dhe i ka marrë djalin tre vjeçar duke pretenduar se është i saji.

Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2018, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori