Shërbëtor në arsim dhe parti, vdes ish-zyrtari i njohur i LDK-së (FOTO LAJM)

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, Avdi Jusufi, ka ndërruar jetë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Ekrem Hyseni.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit llapjan, Avdi Jusufi. Arsimtarin Avdi, do ta kujtojmë përherë për kontributin e dhënë në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave gjatë punës së tij në arsim”, shkruan Hyseni ndër të tjera./albeu.com/