Shokon gjyshi i të miturës së përdhunuar nga 49-vjeçari: S'ishte e hajrit
Kuçova është tronditur rëndë pasi një 13-vjeçare ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga një 49-vjeçar.

Ndërsa e ëma shfaqet mjaft e shqetësuar, pasi vajza nuk i ka treguar asgjë për atë që ka ndodhur, ajo tregon se personi në fjalë, që në Berat të gjithë e njohin me nofkën “Losha” i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.

Ndërsa ai që ka habitur të gjithë ka qenë gjyshi i moshuar.

Sipas fjalës së tij për Balkanweb, të dyja vajzat nuk ishin të hajrit, pasi nuk e pyesnin.

Gjyshi: Unë për vete kam pensionin tim. Punova me kohë dhe e kam pensionin

I ndihmoni ekonomikisht?
Gjyshi: Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell. Çunat tani janë të ndarë kanë terezinë e vetë

Sa nipër e mbesa ke këtu tek Rajmonda?
Gjyshi: Kam 2 nipër dhe katër mbesa

Si i ke marrëdhëniet me mbesat?
Gjyshi: S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet.
Shtuar më 14/12/2017, ora 17:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori