Shohin çantën në “Range Rover”, hajdutët e marrin e ja fusin vrapit
Një grabitje ka ndodhur sot në Tiranë ku disa persona kanë grabitur çantë në një makinë “Range Rover” dhe ia kanë mbathuer me “Benz”.

Persona ende të paidentifikuar nga Policia kanë grabitur me forcë, çantën e bashkëshortes së një 54-vjeçari i cili ka bërë kallëzim në Polici.

Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur në datën 27.09.2017, në rrugën “Myslym Keta”.

“Shtetasit T.V vjeç 54 banues në Tiranë, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me forcë, çantën e bashkëshortes, me nje shume lekesh në mjetin tip “Range Rover”, dhe janë larguar me një mjet tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Neni 139 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2017, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori