Shoferi shmangu tragjedinë! Si u shpëtuan gjimnazistët nga Fieri në Qafë Thanë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ishte lagështira ajo që shkaktoi aksidentin e sotëm të një autobusi me gjimnazistë nga Fieri.

Për fat të mirë nuk ka viktima dhe janë vetëm disa të plagosur lehtë nga gjimnazistët e aksidentuar dhe kjo edhe falë veprimeve të shpejta të shoferit.

Ky i fundit ka devijuar autobusin duke e përplasur me bordurën në krah të malit për të shmangur greminën në krahun e majtë, gjë e cila duket se ka shpëtuar edhe jetën e gjimnazistëve.

Disa prej tyre gjenden në spitalin e Përrenjasit duke marrë ndihëmn e parë, ndërsa të tjera nuk kanë dëmtime. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori