Një autobus me qytetarë nga veriu i Italisë është
bllokuar në Lion të Francës pasi njëri nga pasagjerët telefonoi i alarmuar policinë duke thënë se shoferi kishte sjellje jonormale dhe se kollitej shumë fortë.
Kaq ka mjaftuar që policia franceze të bllokojë autobusin për të kryer kontrollet e nevojshme ndaj pasagjerëve italianë.
Ndërkohë, gjatë paradites së sotme autoritetet e ishullit Mauritius kanë
bllokuar një avion të Alitalia-s me rreth 300 pasagjerë në bord duke iu kërkuar që të futen në karantinë ose të kthehen mbrapsht për në
Itali.
Sëfundmi, kompania "Alitalia" ka njoftuar se po kthen vetëm 40 persona, kurse pjesa tjetër kanë pranuar të futen në karantinë.
Deri më tani, pesë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në
Itali, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 214. /albeu.com
Shtuar më 24/02/2020,
ora 14:13