Shoferi pa patentë përfundon në greminë, vdes bashkëshortja
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Skuraj­Gallatë në Kurbin, e për pasojë ka humbur jetën një e re.

Mësohet se Astrit Gjoka, i cili po drejtonte një automjet me targë MR 2739 A ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminën një përroi.
Bashkëshortja e tij Vera Gjoka, 40 vjeçe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë por pa mundur t’u shpëtojë plagëve.

Për këtë arsye, Astrit Gjoka, 39 vjeç, është arrestuar në flagrancë pasi nga verifikimet e para rezulton se nuk është pajisur me patentë.

39­vjeçari do të akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”./Albeu.com/



Shtuar më 15/06/2016, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori