Shoferi pa patentë përplas fieraken e cila udhëtonte në karrocë me kalë, përfundon në spital
Një 57 vjeçar, i pa pajisur me leje drejtimi ka përplasur një grua 33 vjeçare e cila po udhëtonte me një karrocë me kalë. Kjo e fundit tashmë ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Aksidenti është shënuar në aksin Fier-Roskovec, në Marinëz, ndërsa policia e Fierit ka prangosur 57 vjeçarin Kujtim Shytia, banues në Roskovec pasi duke drejtuar motomjetin "Niponia" me targa FR599 C, i pa pajisur me leje drejtimi, është përplasur me një karrocë.

Për pasojë është dëmtuar shtetasja F.M., 33 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz, e cila ishte duke udhëtuar me karrocë. Ajo ndodhet për mjekim në spitalin Rajonal Fier. /albeu.com/




Shtuar më 03/01/2017, ora 12:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori