Shoferë kujdes! Policë civilë po patrullojnë në Tiranë, ku qendrojnë
Pëlqej
Policia ka vendosur efektivë me veshje civile në akset kryesore të kryeqytetit për të minimizuar aksidentet përmes ndëshkimit të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Albeu.com mëson se prej disa ditësh, policët civilë patrullojnë në zonat me më shumë trafik të kryeqytetit siç janë rruga e Elbasanit, kryeqëzimi i "21 Dhjetorit", rrethrrotullimi i "Zogut të Zi", etj.

Ata konstatojnë shkeljet dhe më pas informojnë kolegët, të cilët ndalojnë drejtuesit e motorëve ma kaskën mbrojtësve apo shoferët e makinave për shkelje të ndryshme, siç janë mos vendosja e rripit, drejtimi i makinës duke folur në celular, mos dhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve, etj. /albeu.com/

Shtuar më 10/08/2018, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori