Shoferë kujdes: Pas dronit, policia merr makina civile e ndjek shoferët (VIDEO)
Sapo vjen fundjava Policia Rrugore angazhohet nëpër rrugët e Shqipërisë për të ndëshkuar shkelësit dhe parandaluar aksidentet rrugore.

Pas filmimit me dron në lartësi, policia kësaj radhe po ushtron kontroll edhe me makina civile, për të kapur me lehtë shkelësit e rrugullave të qarkullimit rrugor.

"Policia Rrugore e Tiranës duke ju uruar fundjavë të mbarë apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës"- njofton policia Rrugore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia Rrugore e Kryeqytetit, duke monitoruar rrugët Urbane dhe Interurbane kryesore me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore të shkaktuara nga shkeljet si: Garat me shpejtësi, mosrregullimi i shpejtësisë në qendrat urbane, ngarkesat e çrregullta dhe të pasistemuara, qarkullimi në korsitë e ndërrimit të shpejtësisë, mosrespektimi i sinjaleve vertikale urdhëruese dhe kufizueze në këto rrugë, kapërcimi i rrugës nga këmbësorët jo në mbikalimet e përcaktuara etj.

Kjo ishte gama e shkeljeve të cilat u konstatuan nga shërbimet e parandalimit dhe sigurisë në trafikun urban dhe ato në linja jashtë qytetit, ku përgjatë 2 orëve patrullim me përzgjedhje, nga u evidentuan dhe 45 drejtues mjetesh dhe motomjetesh në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku rrezikshmëria është akoma më e madhe, pasi shumica e konstatimeve janë në rrugët Interurbane kryesore ku dhe shpejtësia e lëvizjes është relativisht e lartë, duke rritur ndjeshëm rrezikun e përfshirjes në ngjarjet rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës duke ju uruar fundjavë të mbarë apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë në shërbim me të gjitha mjetet speciale si radar, drager, dron e kamera për të evidentuar dhe ndëshkuar ata që abuzojnë duke u bërë rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori