Shënohet viktima e parë nga i ftohti, një 35 vjeçar i pastrehë në Durrës
Gjatë ditës së sotme në Durrës është shënuar viktima e parë nga i ftohti i acartë që ka mbërthyer vendit ditët e fundit. Bëhet fjalë për një person të moshës 30-35 vjeç, të pastrehë i cili më së shumti qëndronte në lagjen nr. 17 të qytetit.

Ende nuk dihet për identitetin tij, ndërkohë që banorët e zonës shprehen se e thërrisnin Beni. Ai njihej si person me probleme mendore. Trupi i tij është gjendur i pajetë nga banorët, mëngjesin e sotëm.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili shpreh dhimbje të thellë për humbjen e jetës së një njeriu të pastrehë.

“Kjo është një tragjedi njerëzore e paralajmëruar. Drejtuesit vendor nuk duhet të presin që të pastrehët apo të vobektit t’u zënë derën e zyrës, por të dalin vetë në terren së bashku me stafet e tyre, të identifikojnë qytetarët në nevojë dhe t’u ofrojnë atyre ndihmë dhe strehë”, shprehet Totozani./Albeu.com/
Shtuar më 07/01/2017, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori