Shëndetësia “falas” kushton 60 mijë lekë të reja (VIDEO)
Ilir Shani është një mjek kirurg në Durrës, i cili “për koiçidencë” ka edhe një klinikë private ngjitur me spitalin shtetëror.

Në orarin e punës, më së shumti Shani gjendet në biznesin e tij privat, ku kryen ndërhyrje me tarifa “të kripura”.

Pasdite ose kur i del koha, mund të vizitojë pacientët në spitalin publik. Emisioni “STOP” na e sjell këtë vëzhgim nëpërmjet kamerës së fshehtë.

Ndërsa në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi këtu në Tiranë, kamera e fshehtë e “STOP” ka faktuar me zë dhe figurë, sesi shefi i kirurgjisë torakale Fatmir Caushi merr nga të afërmit e një pacienti plot 600 mijë lekë të vjetra, për një ndërhyrje. I gjithë ky “shërbim” në emër të shëndetësisë falas.

Shtuar më 01/03/2017, ora 21:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori