Shmangni koronavirusin: 9 këshilla praktike për të kufizuar rrezikun tuaj
Nëse shpërthimi global i koronavirusit të ri COVID-19 po ju shndërron në një mikrob, ju tashmë e dini se si të kolliteni në bërrylin tuaj të brendshëm, të lani plotësisht duart dhe çfarë lloj maskash të fytyrës do dhe nuk do t’ju mbrojnë më së miri. Por nëse do të vazhdoni të punoni, drekoni, bëni pazar në dyqane dhe udhëtoni me transport publik, ju duhen këshilla praktike për t’u ndier rehat dhe për të mbajtur veten – dhe të tjerët – të sigurt.

Jessica Dolcourt ka dhënë disa këshilla praktike “Cnet.com” duke u nisur nga eksperienca e saj personale.

Unë nuk jam një ekspert i sëmundjes infektive, por kam dashur të ndaj disa praktika të miratuara gjatë udhëtimit tim të fundit në Portugali dhe Angli, në një kohë kur rastet e konfirmuara të COVID-19 filluan të shpërndaheshin në Itali, Gjermani, Francë dhe Spanjë. Unë kam vazhduar t’i ndjek ata që nga kthimi në ‘Zonën e Gjirit’ gjithashtu.

Një ditë para fluturimit tim, dy mbajtës të bagazheve në aeroportin e Heathrow të Londrës, ku unë fluturova, rezultuan pozitiv për virusin. Por për ironi, është shtëpia ime në Qarkun Santa Clara që mund të më rrezikojë ekspozimin – aktualisht ka 37 raste të njohura dhe 1 vdekje në një spital vetëm pesë milje larg. Për momentin, kam ndërmend të qëndroj pjesë e botës. Me kujdes.

Mjaft me majat e gishtave: Në vend të kësaj përdorni gjunjët, këmbët dhe bërrylat

Nëse akoma shtypni butonat e ashensorit me majat e gishtave, ndaloni. Sa herë që duhet të hapni një derë, të shtypni një buton, ose të nënshkruani dixhitalisht për diçka, përdorni një pjesë të trupit tjetër. Ju keni mjaft mundësi të tjera.

Për shembull, kur duhet të formoj një pin apo kod përdor nyjet e gishtave në vend të , ose të shtyj një derë me shpatull, me vithe ose këmbë, në vend të duarve.

Zakonisht mund të rrotulloni/hapni rubinetin e lavamanit apo të ndizni dritën me bërryl ose dorë dhe mund të mbështillni dorën më mëngë apo triko rreth dorezës së dyerve që ju duhet me patjetër ta tërhiqni fizikisht (në rastin kur nuk mund ta mbyllini vetëm me këmbë). Është më e lehtë të lani rrobat se sa të vini lëkurën në kontakt me objektet, veçanërisht nëse shanset që do të përdorni duart tuaja për të prekur sendet ushqimore janë të larta (p.sh. ju po hapni derën për një bar kafene).

Shikoni opsionin automatik:

Shumica e ndërtesave moderne kanë butona të aksesit për të hapur dyert për njerëzit me shqetësime për lëvizshmërinë (me afti të kufizuara). Ju lehtë mund ta prekni këtë me parakrahun, me vithe ose këmbën (disa janë mjaft të ulëta) dhe të prisni disa sekonda që dyert të hapen.

Konsideroni të blini një shpërndarës automatik sapuni edhe në shtëpi, në mënyrë që të mos keni nevojë të shqetësoheni për transferimin e mikrobeve në objektin që mban sapunin e lëngshëm.

Kushtojini vëmendje vendit ku e vendosni telefonin tuaj
Ndërsa Apple tani thotë se mund të përdorni në mënyrë të sigurtë letrat e dezinfektimit në iPhone-et e saj, një ide tjetër inteligjente është të shmangni vendosjen e pajisjes tuaj në sipërfaqe të ndryshme. A keni vërtet nevojë për të marrë telefonin në banjo me vete, apo thjesht mund ta lini në xhepin e palltos ose çantë?

Kur jeni në një restorant ose kudo tjetër me një sipërfaqe të përbashkët, vendosni një pecetë dhe vendoseni telefonin tuaj. Kështu nuk do jeni duke dezinfektuar telefonin aq shpesh.

Kufizoni përplasjet e duarve,shtrëngimet dh përqafimet
Një përrallë paralajmëruese: Një prift në Washington, DC, i cili së fundmi rezulto pozitiv me koronavirus raportohet se ka shtrënguar duart me 500 njerëz gjatë bashkimit në kishë.

Edhe nëse ndjeheni mirë personalisht, distancimi shoqëror është një mënyrë e dhembshur për të mbrojtur njerëzit në demografi të cenueshme, si të afërmit tuaj të moshuar dhe ata me komplikime shëndetësore. Nuk është gjithmonë e dukshme kur dikush ka një sistem imuniteti të komprometuar ose shqetësim tjetër shëndetësor të padukshëm.

As nuk mendoj për të ngrënë në restorante

Nëse shqetësoheni për shumë duar që prekin lugët e shërbimit, është koha e mirë për të bërë pushim. Megjithatë, disa restorante, si Souplantation në Los Angeles, duket se po marrin masa. Një shenjë nga menaxhimi u kërkon klientëve “Ju lutemi përdorni higjenezuesin e duarve para se të zbrisni në zonën e ngrënies,” njoftoi LA Times.

Lani duart sa herë shkoni në shtëpi
Të laj duart është gjëja e parë më të arrirë në shpi, hotel, zyrë apo kudo ndodhem. Kjo më bën të ndihem më e sigurtë dhe të mos trembem kur në mënyrë të pavetëdijëshme prek pjesë ë fytyrës apo dhe dhëmbët.

Mbani peceta shtesë, të lagura dhe peceta për fytyrën.
Kjo duhet të jetë pjesë e zakonit tuaj, por sidomos në këtë situatë duhet të jeni më të kujdesshëm. Mos përdorni një pecetë më shumë se njëherë. Sapo të kryeni punë, hidheni.

Mundohuni mos të përdorni shume paratë cash
Kjo këshillë nuk është shumë e vlefshme pasi jo të gjitha opsionet ofrojnë shërbimin me kartë dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundësi të paguajnë me kartë krediti apo debiti.

Paratë cash tashmë konsiderohen të pista – nuk e keni idenë çfarë lloj mikrobesh jetojnë në sipërfaqen e tyre. Nëse mund të paguani me kartë krediti apo debiti në vend që të shkëmbeni para e monedha mund të zvogëloni rrezikun e marrjes së mikrobeve e ndoshta dhe virusit të ri.

Pezulloni gjerat e diskutueshme për një kohë 9-ditore

Koronavirusi i ri mund të ngjitet në sipërfaqe, të tilla si xhaketa, ose një tabelë apo shumë objekte të ndryshme, dhe rri deri në 9 ditë në temperaturën e dhomës, sipas studimeve. Pas kësaj, mendohet se do të vdesë dhe nuk do të jetë në gjendje t`ju infektojë.

Ne e dimë që një pastrim i plotë me sapunin dhe ujin e mirë do të vrasë strukturën e virusit, por nëse nuk jeni i sigurt se si ta dezinfektoni një send, si një xhaketë apo çizme të pastra të pastra, duke e lënë mënjanë 10 ditë është një tjetër mundësi. Meqenëse COVID-19 inkubon në trup nga 1 deri në 14 ditë, mund ta vendosni mënjanë më gjatë nëse jeni ekstra i shqetësuar.
Shtuar më 10/03/2020, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori