Shmanget tragjedia, pas sherrit i riu shkon i vë flakën shtëpisë së 30-vjeçarit
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat. Një shtetas ka tentuar ti vë flakën shtëpisë së një shtetasi tjetër në mesnatë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Xh.B, 27 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Njoftimi i policisë

Mat

Tenton që t'i djegë shtëpinë një shtetasi me lëndë djegëse, më pas largohet nga vendi i ngjarjes

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve hetimore të kryera nga ana e policisë u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Xh.B, 27 vjeç, banues në Klos.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas gjatë orëve të natës të datës 24.09.2018, ka shkuar tek banesa e shtetasit F.S., 30 vjeç, banues në Klos, dhe me benzinë, ka spërkatur dhe i ka vënë zjarrin derës hyrëse të banesës së tij.

Nga veprimet e kryera ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes dy personave për motive të dobëta.

Nga rënia e zjarrit nuk ka patur dëme as në njerëz dhe as në sende materiale.

Materialet proceduariale do të referohen në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151/3 e 22 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori