Shmanget tragjedia në Tiranë, vajza pret damarët prej divorcit të prindërve
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një vajzë e mitur vetëm 13-vjeç ka tentuar të vrasë veten.

13-vjeçarja ka pirë një sasi të madhe medikamentesh si dhe ka prerë damarët e njërës dorë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se vajza me inicialet E.H., ka pirë dy pako paracetamol këtë të diel dhe ndërsa qëndronte e vetme në shkallët e pallatit ku banon, ka prerë damarët e njërës dorë me një brisk.

Ka qënë një fqinj i saj i cili e ka parë dhe e ka dërguar menjerëherë në spital ku po merr mjekimin e duhur.

Shkak për këtë veprim mesohet të jetë divorci i prindërve të saj.

Mësohet se ata prej kohësh ishin në procedurë divorci, ndërkohë vajza u ishte lutur disa herë të mos ndahen. /albeu.com/


Shtuar më 21/11/2017, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori