Shmanget tragjedia në Tiranë, policia arreston në flagrancë dy fqinjët
Policia e Tiranës ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy familjeve, për motive pronësie teksa ka arrestuar dy persona.

Pas njoftimit të marrë së në rrugën “Xhaferr Zelka” kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit ishin përdorur sende të forta, menjëherë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia kapi dhe arrestoi A. K., 39 vjeç dhe A. A., 47 vjeç.

Shtetasi A. K. dhe fqinji i tij, shtetasi A. A. janë përfshirë në një konflikt të ashpër duke e goditur njëri-tjetrin me sende të forta dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar familjarët e tyre, shtetasi i mitur me iniciale Xh. K., shtetaset L. K. dhe T. A., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 05/08/2020, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori