Shmanget tragjedia në Malësinë e Madhe
Parandalohet një ngjarje e rëndë, krim brenda familjes, arrestohet autori në kohë rekord nga policia.

Sekuestrohet një armë zjarri Automatik.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, falë reagimit të shpejtë, pas njoftimit të marrë u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe

Arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja e tij shtetasja V. Sh 25 vjeçe, ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë pasi po dhunohej nga bashkëshorti.

Falë reagimit të shpejtë, forcat e policisë kanë mbërritur në banesën e tyre duke parandaluar dhunimin e mëtejshëm të shtetases V.Sh nga ana e bashkëshortit, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” e “Dhuna në Familje” parashikuar nga nenet 278 e 130/a të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2018, ora 16:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori