Shmanget tragjedia në Fier, 43-vjeçari kërcënon me jetë kushëririn
Policia ka parandaluar në kohë një tragjedi në Fier pasi një 43-vjeçar ka kanosur me armë kushëririn e tij.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum"- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i plotë i policisë

Fier

Kanos me armë zjarri kushuririn e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum.

U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2018, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori