Shmanget tragjedia në Ballsh, 60 vjeçarja tenton të djegë për së gjalli komshien
Një ngjarje tragjike është parandaluar në Ballsh.

Burime nga policia bëjnë me dije se një shtetase ka spërkatur me benzinë komshijen e saj me qëllim për t'i vënë zjarrin.

Por fatmirësisht shtetasja në fjalë ka mundur të largohet.

Duke parë që nuk ka arritur qëllimet e saj, P.T, 60 vjeçe ka spërkatur me bezninë veten e saj dhe ka tentuar të vetë digjej, por ka ndërhyrë policia duke shmangur tragjedinë.

"P.T, 60 vjeçe spëkati me benzinë komshijen e saj E.Xh. e cila mundi të largohej, më pas 60- vjeçarja tentoi të vetëdigjet.

Policia e Ballshit ka evituar përshkallëzimin e ngjarjes"-njofton policia. /albeu.com/


Shtuar më 16/10/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori