Shmanget tragjedia, makina shpërthen në flakë në ecje e sipër
Pëlqej
Një makinë ka shpërthyer në flakë gjatë ecjes në autostradë pranë urës së Mifolit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se shoferi i cili ka qenë brenda makinës në momentet e shpërthimit ka shpëtuar mirë pasi ka dalë me shpejtësi nga makina.

Makina tip "Fiat Punto" me targa AA 418FT, ishte në lëvizje në momentin që është përfshirë nga flakët, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori