Shmang përgjigjen, Meta nuk jep asnjë datë për zgjedhjet në Shkodër e Vorë
"Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës"

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që të mos përgjigjet në lidhje me dekretimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Vorë dhe Shkodër.

Meta tha se “kemi gjëra më të rëndësishme”, duke iu referuar ndërtimit të Gjykatës Kushtetuerse.

"Presidenti ishte sot këtu për t’iu treguar se nuk ka gjë më të rëndësishme gjatë këtyre dy vite, dhe një vit si kryetar Kuvendi. Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës", -ishte kjo përgjigja e Metës./albeu.com/

Shtuar më 13/11/2019, ora 21:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori