Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të PD? Sali Berisha jep datën

Ish-kryeministri, Sali Berisha, bëri me dije se javën tjetër do të shpallë datën e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Komentet Berisha i bëri gjatë takimit që zhvilloi me demokratët e Beratit, në “foltoren” e ditës së sotme.

Pasi u pyet nga qytetarët, Berisha shpjegoi se si mblidhet Kuvendi. Sipas statutit përcaktohet që Kuvendi të thirret nga Këshilli Kombëtar, por nëse ¼ e delegatëve voton për mbledhjen, atëherë atyre iu njihet e drejta edhe nëse do ose jo kryetari i partisë apo Këshilli Kombëtar.

“Statuti përcakton që Kuvendi thirret nga Kryesia, Këshilli Kombëtar. Statuti thotë që kuvendi mblidhet edhe nga 1 e 4 e delegatëve.

Çka do të thotë delegatëve u njihet e drejta pavarësisht nëse do apo jo kryetari apo Këshilli Kombëtar. Ju garantoj se javën që vjen do të shpallim datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurtë”, tha Berisha./albeu.com/