Shmang aksidentin, shkatërron makinën 80 mijë dollarë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nuk pati të lënduar në njerëz dhe ky është një lajm i mirë. Lajmi i keq është që dëmi nga përplasja me shtyllën do t’I kushtojë pak pronarit.

Aksidenti ndodhi pasditen e së shtunës në zonën e njohur si “Brryli” në Tiranë. Sipas burimeve, shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i sinjalistikës rrugore, shkruan Lapsi.

Autori i kësaj makine Nissan GT-R 2009 me targa angleze u tha policëve se kishte dashur të shmangte përplasjen me një makinë tjetër që hyri me shpejtësi dhe me semafor të kuq dhe në përpjekje për të devijuar është përplasur me trafikndarësen dhe shtyllën.

Nga një kërkim i thjeshë në internet shohim se ky model shitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të paktën 80 mijë $.
Shtuar më 14/09/2014, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori