Shkupit i mungon vetem permendorja e Gruevskit
Albeu.com
Qendrës së Shkupit për momentin i mungon vetëm përmendorja e Gruevskit, edhe pse akoma nuk dihet, pasi plani për ndërtimin e saj mund të jetë fshehur diku dhe ndonjë ditë veç kur ta shohim Gruevskin në shesh, përballë Lekës së Madh.
Sigurisht se do të jetë me kose në dorë pasi gjatë gjithë sundimit të tij ai kositi gjithçka që ishte shqiptare. Dhe atëherë, sigurisht që askush nuk ka për tu çuditur shumë pasi të gjithë janë të njohur me kokëfortësinë e tij dhe me planet djallëzore antishqiptare. Shkatëroi të gjitha lokalitetet arkeologjike, bustizoi Shkupin, kryqëzoi gjithë Maqedoninë me kryqe e kisha në çdo cep.

Që kur ka ardhur në pushtet VMRO-ja nuk ka bërë gjë tjetër përpos shkatërrimit të kulturës shqiptare, humbjes së gjurmëve të shqiptarëve që me shekuj kanë jetuar këtu dhe përpjekjeve për të ndërtuar një kulturë alla maqedonase që as vetë ai nuk e di se si duhet të duket. Herë më kryqe, herë me kisha, herë më stil barok, herë me ura moderne, herë me muze të VMRO-së, herë me buste qesharake, herë me përmendore heronjsh, herë me….

Dhjetëra projekte qeveritare, të cilat me hir, apo pahir i kanë mbështetur edhe partitë shqiptare që kanë qenë pjesë e qeverisë (së pari PDSH –ja e më pas BDI-ja) janë kryekëput antishqiptare dhe shkatërruese të kulturë shqiptare. Zëri i shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve është shumë i ulët për ta dëgjuar kryeministri, i cili me kosë në dorë nuk e ndal hovin, por vazhdon të kositë derisa të vijë një ditë, kur siç thotë i famshmi Fan Noli “do ngrihen këmbët ti bien kokës”. Por atëherë do të jetë shumë vonë për të gjithë si për kryeministrin me kosë që kositi gjithçka shqiptare dhe ngurosi dhe groposi miliona euro të qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, ashtu edhe për shqiptarët të cilët e ruajtën.

Shkupin qindra shekuj dhe tani ia shkatërroi ky njeri. (Anila Limani, lajm)
Shtuar më 11/02/2010, ora 18:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori