EUROPA LEAGUE/ Këto janë 6 skuadrat e kulifikuara (VIDEO)

U luajtën disa prej ndeshjeve të kthimit të turit të 1/16-ave të Europa League, ku u kualifikuan skuadrat e para.

Në ndeshjet e orës 18:55, Roma ia doli të kualifikohej ndaj skuadrës së Gent.

Italianët kishin triumfuar në shtëpi me rezultatin 0-1, ndaj në Belgjikë iu mjaftoi një barazim 1-1 për të prenotuar biletën e raundit pasardhës.

Ndërkaq, Baseli i Xhakës kishte marrë një sukses 0-3 në transfertë përballë APOEL dhe ecte i sigurt drejt kualifikimit, ndërkohë që triumfoi edhe në përballjen e sotme me rezultatin 1-0.

Mesfushori i kombëtares u aktivizua për 90 minuta, ndërsa në minutën 46-të u aktivizua edhe Edon Zhegrova.

Sakaq, Porto kërkoi të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të përmbyste humbjen 1-2 në transfertë përballë Bajer Leverkusen, por në fund portugezët pësuan një tjetër disfatë. Këtë herë me rezultatin 1-3.

Një kualifikim i lehtë parashikohej ai i Wolves në Spanjë ndaj Espanjol, pas fitores në shtëpi javën e kaluar me rezultatin 4-0.

Edhe pse u mposhtën me rezultatin 3-2, anglezët vazhdojnë përpara në raundin tjetër.

Në takimet e tjera u kualifikuan LASK Linz dhe Wolfsburg, ndërsa sfida mes Bashksehir dhe Sporting shkon në shtesë.


Shtuar 27.02.2020 20:54