Shkupi nuk e fton Kosoven ne Konferencen e Manastirit
Albeu.com
Maqedonia nuk e fton Kosoven te marrë pjesë në konferencen e Manastirit që zhvillohet në 31 maj dhe 1 qershor kushtuar proceseve integruese në NATO. Ministria e Mbrojtjes, organizatore e këtij evenimenti ka ftuar ministra dhe zëvendësministra nga të gjithë vendet e Evropës Juglindore.Ndërkohë zyrtarët përgënjeshtrojnë zërat se Serbia ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj, me mosftesën e palës kosovare.

Qëllimi i konferencës është njehsimi i bashkepunimit të vendeve të rajonit në fushën e sigurisë dhe afirmimi i vlerave të ushtrivë të vendeve pjesëmarrëse. Në të pritet të marrin pjesë edhe delegacione të larta të NATO-s.
Shtuar më 29/05/2010, ora 15:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori