Shkupi i permbajtur per rezoluten serbe ne OKB
Albeu.com
Nënkryetari i qeverisë për eurointegrime Ivica Bovecski deklaroi se Maqedonia do të përbahet gjatë votimit në OKB për rezuolutën serbë për Kosovën.Nënkryetari Bovecski thotë se vendimi të cilin do ta sjellë Maqedonia për Kosovën do të mbështetet në interesat kombëtare e shtetërore si dhe në integrimin e vendit në NATO dhe BE.
"Politika ishte shumë e mençur dhe shumë racionale ajo që dallon Maqedoninë nga vendet tjera të rajonit është se politika jonë e jashtme ishte çdoherë paqedashëse, dhe ne, asnjëherë nuk kishim garime, as personale as partiake, por përkundrazi çdoherë është punuar për interesat shtetërore të Maqedonisë, kështu do të veprojmë edhe në këtë rast pa dallim se ka thirrje të llojllojshme në këtë periudh", shtoi Bocevski.
Shtuar më 07/10/2008, ora 14:16
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori