Shkupi gati të pranojë propozimin "Maqedonia e Epërme"
Albeu.com
Gazeta greke "Elefteros Tipos" shkruan sot se në tryezën e negociatave për çështjen e emrit të Maqedonisë midis Athinës dhe Shkupit është ofruar propozimi "Maqedonia e Epërme".Sipas gazetës, propozimi mund të pranohet nga ana e autoriteteve të Shkupit, menjëherë pasi që të formonte Qeveria e re nga kryeministri Nikolla Gruevski. "Ky variant ishte propozuar nga lideri aktual i opozitës PASOK, Jorgos Papandreu në vitin 2002, kur ishte ministër i Jashtëm i Greqisë. Por kjo çështje nuk pati zgjidhje për shkak të krizës së konfliktit në Maqedoni", shkruan "Elefteros Tipos".

Sipas gazetës greke, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE që pritet sërish të formojë qeverinë e re maqedonase pas zgjedhjeve të parakohshme të 1 qershorit është i përgatitur të pranojë një emër me përmbajtje gjeografike për përdorim ndërkombëtar, por ai do të insistojë që në marrëveshje të përmendet "identiteti maqedonas" dhe "gjuha maqedonase". (Focus)
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori