Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Shkupi feston dyvjetorin e pavaresise se Kosoves
Albeu.com
Shqiptarët e Maqedonisë me një sërë aktivitetesh do të shënojnë dy vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Sektori civil në Shkup në bashkëpunim me komunën Çair, do të organizojë një koncert në sheshin Skënderbeu dhe një ...... akademi solemne të titulluar ‘Dita e Plisit’, aktivitet ky që tenton të kthehet në traditë.

“Ashtu siç njihet dita e pavarësisë së Shqipërisë edhe si dita e flamurit, le të njihet edhe dita e pavarësisë së Kosovës edhe si Dita e Plisit sepse plisi, flamuri dhe gjuha janë kodet që na unifikojnë si komb”, tha Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Zgjohu”, Artan Grubi. Dita e Plisit me gjasë do të organizohet edhe në Prishtinë. Nga ana e Lëvizjes ZGJOHU!, organizatore e kësaj dite kanë vendosur kontakt me deputet të parlamentit të Kosovës të cilët po bëjnë përpjekje ta realizojnë në Teatrin Kombëtar të Prishtinës me prezencën e autoriteteve me të larta të Kosovës.

“Dal nga dal 17 shkurti po shndërrohet në traditë në Komunën e Çairit. Me iniciativë të qytetarëve të sektorit civil në mënyrë tradicionale i bashkangjitemi festës që e organizojnë institucionet e Kosovës. Edhe këtë vit në komunën e Çairit do të ketë një akademi solemne ‘Dita e Plisit” dhe po ashtu do të organizojmë një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ mbrëmjen e 17 shkurtit për shënimin e kësaj date” tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës ‘Çair’.

Në dy vjetorin e pavarësisë urime kanë drejtuar edhe politikanët shqiptarë në opozitës. Ata janë optimist për ardhmërinë e Kosovës. “Në prag të përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës u demantuan të gjitha ato zëra që ishin kundër pavarësisë. Kosova dëshmoi se ka kapacitete për të ndërtuar shtetin demokratik dhe kjo dëshmohet edhe me njohjet e përditshme. Maqedonia dhe Kosova kanë një cak të përbashkët dhe mendoj se është i domosdoshëm bashkëpunimi. Inkurajojmë ata që kanë pushtetin në Republikën e Maqedonisë që Kosovën ta shohin si një aleat dhe jo kundërshtarë në proceset euroatlantike” tha deputeti i DR-së, Sulejman Rushiti. (lajm)
Shtuar më 17/02/2010, ora 22:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori