Shkupi e ka njohur Kosoven, dhe keshtu do mbetet
Albeu.com
Republika e Maqedonisë nuk do të ndryshoj qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, pavarësisht se si do të jetë opinion i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sic njofton RTK-ja, autoritetet në Shkup janë shprehur se edhe pas 22 korrikut, do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë me institucionet kosovare.

“Shkupi zyrtar nuk do ta ndryshoj qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës, pavarësisht mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që do të jepet më 22 korrik”, deklaroi zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Ademi thotë se "Maqedonia nuk ka patur ndonjë presion" nga Serbia për të ndryshuar qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Partia Demokratike Shqiptare në opozitë, përmes deputetit Imer Aliu është shprehur se sa më të suksesshme të jenë institucionet e Kosovës, aç më i pakthyeshëm do të jetë procesi i pavarësimit te Kosovës.

Maqedonia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, kurse një vit më vonë u vendosën edhe marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve. Para shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Maqedonia ka mbajtur qëndrim neutral, duke mos dëshmuar as në favor të Kosovës e as të Serbisë.
Shtuar më 20/07/2010, ora 13:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori