Shkupi dhe Prishtina vendosin marredhenie diplomatike
Albeu.com
Ministri i punëve të jashtme Antonio Milloshoski thotë se Maqedonia dhe Kosova shumë shpejtë do vendosin marrëdhënie dipomatike."Ai do të jetë një moment solemn për të dyja vendet dhe vlerësoj se ajo është diçka që do të japë shtytje plotësuese për marrëdhëniet tona bilaterale, të cilat janë shumë të mira", tha Antonio Milloshovski.
zëvendëskryeministri nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Abdylhaqim Ademi, tha se dokumenti për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe mes Shkupit dhe Prishtinës është gati dhe i njëjti do të firmoset kur dy ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve do të gjejnë kohë për ta firmosur të njëjtin.
"Pas njohjes së Kosovës ekziston vullnet i mirë midis dy qeverive reciproke që të vendosin marrëdhënie diplomatike. Dokumenti për vendosje të marrëdhënieve diplomatike është i gatshëm dhe pritet harmonizimi i agjendave të dy ministrave për firmosjen e dokumentit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Shpresoj që kjo të ndodhë javën e ardhshme", tha Ademi.
Shtuar më 16/10/2008, ora 15:45
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori