"Shkupi 2014" rrezikohet nga Gjykata Kushtetuese
Albeu.com
Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë kushtetutshmërinë e projektit “Shkupi 2014” dhe kjo çështje është future në procedurë të shqyrtimit nga gjykata, me ç`rast pritet të sillet vendimi për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimit për ...... ndryshimin dhe plotësimin e planit detal urbanistik të lokacionit “Ringu i Vogël”, aty ku janë paraparë të ndërtohen objekte dhe përmendore në kuadër të projektit të famshëm dhe shumëmilionësh qeveritar.

Zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese, Jugosllav Milenkoviç ka theksuar se ngritja e procedurës së shqyrtimit është se gjykata dyshon në procedurën e sjelljes së vendimit, e cila është bërë në kundërshtim me Ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

Gjykata dyshon se ndryshimet e votuara më 29 janar të vitit 2010 janë bërë me procedurë të shkurtuar. Pas dy muajve, Gjykata Kushtetuese përfundimisht do të deklarohet për mënyrën se si është nisur ky projekt. (INA)
Shtuar më 19/05/2010, ora 19:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori