Shkup, zhvillohen protesta kunder projektit "Shkupi 2014"
Albeu.com
Organizata Joqeveritare” Sheshi Liria”, lëvizja qytetare “Zgjohu” dhe qindra qytatrë sot protestuan kundër projektit më të ri të komunës qendër “ Shkupi 2014”. Sipas tyre ky projekt paraqet përdhunim arkitekturore ...... të sheshit, kurse nxit edhe ndarësi ndëretnike dhe ndërreligjioze, me vet faktin se ndërtohen vetëm objekte dhe përmendore të maqedonasve dhe asnjë frigurë që simbolizon kulturën e bashkësive jo shumëicë në vend.
“Ky projekt nxit kundërshtime serioze të disa çështjeve të hidhura mes njerëzve nga besimi ortodoks dhe besimi mysliman nga vet fakti se në 3d projektin ka futur kishën kurse jo xhaminë. Një problem i rëndësishëm janë edhe përmendoret “ Të diturit” dhe atë vetëm figura meshkujsh të një periudhe të caktuar të historisë të Maqedonisë. Me këto përmendore nuk ka asnjë përfaqësues nga cilado bashkësi etnike jo shumicë”, thotë Ivana Drakshiq, nga Sheshi ‘Liria'.

Partite maqedonase akuzojne njera tjetren

VMRO DPMNE akuzon Branko Cërvenkovskin se është ideator i protestave të sotme në sheshin e Shkupit. Nga partia e Gruevskit thonë se lideri i LSDM-së ushtron presion mbi këta njerëz duke i detyruar ata që të dalin dhe të kundërshtojnë projektin ‘Shkupi 2014’. Nga VMRO-DPMNE porosisin LSDM të mos kritikojnë projektin pasi në kohën kur ka qeverisur kanë shkatërruar dhjetëra fabrika ndërsa ka ndërtuar shtëpi disa milionëshe në Vodno.

LSDM-ja mohon se ka organizuar protestën. Në komunikatën për media thonë se ‘LSDM u lejon anëtarëve të saj që në mënyrë të pavarur dhe me iniciativën e tyre të shprehen dhe të mblidhen për çfarëdo çështje, përfshirë edhe iniciativat qytetare siç ishte ajo e sotshmja në shesh për të cilën të gjithë ishim dëshmitarë”.

Nga kjo parti thonë se gjatë qeverisjes së LSDM –së janë ndërtuar autostrada të cilat sot VMRO-Dpmne i jep me koncesion si dhe objekte kapitale. Projekti i Gruveskit me emrin ‘Shkupi 2014’ është maja e kiçit dhe mos njohjes së historisë së kombit maqedonas. Ky është një harxhim i kotë i 200 milion eurove në kohën kur po shemben spitale, shkolla, dhe fabrika në tërë shtetin, thonë nga LSDM. (alsat)
Shtuar më 06/02/2010, ora 23:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori