Tirana bosh, gjobat e majme e frika nga COVID-19 zbrasin kryeqytetin (FOTO LAJM)

Qeveria ka ndërmarrë masa të rrepta për lëvizjen e qytetarëve në këmbë apo me makinë për shkak të koronavirusit.

Vendimi i qeverisë për të gjobitur këdo që shëtitën nëpër përveç orarit zyrtar para dhe pasdite, duket se ka ndikuar në zbrazjen e rrugëve të Tiranës dhe veçanërisht qendrës së saj.

Ndryshe nga një ditë më parë ku Sheshi “Skënderbej” ishte pothuajse plot, ditën e sotme ai është i boshatisur totalisht.

Atje shihen vetëm punonjës policie, të cilët vendosin gjobën prej 10 mijë lekësh të rinj ndaj kujtdo që shkel vendimin e qeverisë i miratuar zyrtarisht mbrëmjen e shkuar dhe që hyri në fuqi që prej ditës së sotme. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2020 17:57