Shkup; Sulm patrulles policore, nje i vrare dhe dy te plagosur
Pëlqej
Albeu.com
Një polic është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur, ku njëri shumë rëndë gjatë sulmit të armatosur mbi një patrullë policore sot pasdite në Shkup.
Dy policët e plagosur janë transferuar në Qendrën urgjente në Shkup, ku u konstatuan plagë me armë zjarri në pjesën e qafës, barkut dhe ekstremiteteve, e më pas janë transferuar në KARIL, theksojnë burime spitalore për Makfaks-in, ku njëri ka ndërruar jetë.
Polici i tretë është transferuar në Spitalin e qytetit ku persona të panjohur pasdite rreth orës 12:30 kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj partullës së njësitit policor Alfa në afërsi të Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, lajmëruan për burime policore. (makfax)
Shtuar më 26/11/2008, ora 22:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori