Shkup, sot protesta e madhe "Per Drejtesi"
Albeu.com
Protesta me moton “Për drejtësi” fillon në orën 13.00 para gjykatave, vazhdon para Kuvendit dhe përfundon para Qeverisë. Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së dhe partive më të vogla shqiptare BDK e BDSH, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI.
Këshilli organizatave shqiptare në marshin e nesërm me moton “Për drejtësi” pret mbi 20.000 njerëz. Organizatorët e kësaj proteste, u bënë thirrje pjesëmarrësve të mundshëm, që në protestë, të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve nga persona të papërgjegjshëm. Qëllimi i protestës është ngritja e zërit kundër diskriminimit etnik, projekteve mono-etnike të Qeverisë, politikave diskriminuese dhe ndërprerjen e proceseve të montuara politike gjyqësore, siç janë rasti i Sopotit dhe i Brodecit. Qoftë një lëshim i vogël në këtë marshim protestues, sipas organizatorëve, do ta dëmtonte rëndë imazhin e popullit shqiptar.
Shtuar më 10/05/2010, ora 10:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori