Shkup, rrufeja mbyt 60 dele
Albeu.com
Rreth 60 krerë dele janë mbytur mbrëmë nga rrufeja në fshatin Orllancë të Shkupit. Duke treguar rastin pronari, Xhevat Kadriu thekson se dëmi i përgjithshëmnga kjo fatkeqësi natyrore arrinë në rreth 13 mijë euro.Xhevati thotë se shumë herë ka tentuar që ta sigurojë bagëtinë e tij nga fatkeqësitë natyrore, por kompanitë e sigurimeve e kanë refuzuar me arsyetimin se është banorë i rajonit të krizës duke aluduar në luftën e vitit 2001.
“Si kemi pasë të sigurume, jam kanë i interesum nëpër kompani të sigurimit, por nuk kan pas interes me i siguru, për atë shkak se ky vend qenka në rajon krize, dhe nuk kanë qenë të interesuara për sigurimin e bagëtisë së gjallë”,tregon Xhevat Kadriu, banor i fshatit Orllancë.
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Bastri Bajrami thotë se komuna në kuadër të Komisionit për fatkeqësi elementare, do të bëjë proces-verbal për të kërkuar nga Qeveria dëmshëprblimin e banorit të fshatit Orllancë.
“Besoj se ato do t'i marrin parasysh sepse unë sa e di dhe kam njohuri se Qeveria ka fonde special të ndara për kësi fatkeqësi elementare që ndodhin nëpër tërë vendin”, thotë Bastri Bajrami Kryetar i komunës së Haraçinës.
Kreu i Komunës i bën thirrje Qeverisë që të ndihmojë këtë rajon, pasi ndodhet në situatë të vështirë ekonomike dhe se banorët si asnjëherë më parë kanë nevojë për ndihmë nga institucionet shtetërore. (alsat-m)
Shtuar më 25/07/2010, ora 19:55
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori