Shkup: Qeveria neser shqyrton rebalancin e buxhetit
Albeu.com
Qeveria aktuale e përballur me realitetin e krizës ekonomike më në fund u tërhoq nga vendimi i deritanishëm mohues për rebalancë të buxhetit, edhe pas alarmit dhe kërkesave të bëra nga ish-ministri i Financave, Trajko Sllavevski, i cili u shkarkuar ...... pikërisht pas insistimeve për rebalanc të buxhetit dhe shkurtim të harxhimeve.
Të martën kabineti qeveritar i Gruevskit do të shqyrtojë propozimin e dërguar për shkurtimin e arkës shtetërore.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe ministri i Financave, Zoran Stavrevski ka bërë të ditur se shkurtimi i buxhetit për 70 milion euro kryesisht do të përfshijë shkurtimin e harxhimeve për udhëtimet, harxhimet për telefona, si dhe disa projekte siç është anulimi i projektit për blerjen e autobusëve, pas tenderit të anuluar, ku pati dyshime për manipulime dhe korrupsion.
Sipas ministrit të Financave Zoran Stavreski, në rebalancin do të shkohet me projeksion për Bruto prodhimin vendor prej minus 0.6 për qind, që nënkupton rritje negative. Ai ka shtuar se deficiti buxhetor do të arrijë nivelin prej 2.8 për qind apo 11 miliardë denarë.
Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se dalje përfundimtare nga recesioni pritet nga fundi i vitit, kur priten edhe sinjalet e para pozitive për ekonominë e vendit. Poashtu pas shqyrtimit nga Qeveria, rebalanci i buxhetit pritet të vihet në procedurë parlamentare brenda një afati shumë të shkurtër.
Shtuar më 31/08/2009, ora 20:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori