Shkup: Kuvendi sërish miratoi ligjin për gjuhët
Albeu.com
Kuvendi i Maqedonisë me shumicë votash ka miratuar për të dytën herë Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili nuk u dekretua nga presidenti Branko Cërvenkovski, si kusht për kthimin e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare në parlament.Për ligjin votuan 77 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa deputetët e Lidhjes Socialdemokrate abstenuan gjatë votimit.

Partia Demokratike Shqiptare ka paralajmëruar se do të kthehet në parlament në fillim të shtatorit kur edhe do të propozojë një ligj të ri për përdorimin e gjuhës shqipe. /REL/
Shtuar më 05/08/2008, ora 16:30
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori