Shkullaku : Deputetëve, ua ka marrë ko*et Edi Rama dhe ua ka shtrydhur
Gazetari Armand Shkullaku mendon se sistemi më i mirë për Shqipërinë është ai proporcional kombëtar me lista të hapura. Në emisionin Opinion ai tha se marrëveshja e re për reformën zgjedhore nuk i jep shumë garanci as opozitës, e cila për më shumë se një vit sipas tij ka gjuajtur me molotov.

“Këtu mat forcat, me sistemin proporcional kombëtar me lista të hapura. Si mund të hapësh partinë me lista të mbyllura. Me lista të mbyllura deputeti nuk nuk është aty për aftësi të veta, por se e fërkon kryetari. Parlamenti sot nuk është i dobët, por është i tredhur. Ia ka marrë k*qet Edi Rama sot dhe ia ka shtrydh”, deklaroi Shkullaku.

Armand Shkullaku: Marrëveshja, tryeza dhe produkti që është sistemi…Ideja është tek marrëveshja,opozita arrit gjë apo nuk arriti gjë nga kjo marrëveshje dhe nëse do arrijë gjë do na çojë në një sistem tjetër apo do na lërë tek ky që jemi. Sipas meje Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar hynë në një betejë shumë të madhe pse u bojkotua parlamenti pse u dogjën mandatet, pse u bë gjithë ajo betejë e madhe, u bojkotuan zgjedhjet lokale me qëllim vetëm që të garantonin…

Kjo ka qenë mesa mbaj mend unë motivi i opozitës për të bërë të gjithë këtë, zgjedhje të lira dhe të ndershme të cilat me Edi Ramën kryeministër nuk garantoheshin. Por mos të ngatërrojmë dy gjëra se thuhet shpesh që do të vinte në pushtet dhunë…opozita nuk donte të vinte në pushtet me dhunë , donte të përdorte dhunën për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën, tani këtë nuk e arriti opozita këtu duhet të jetë e qartë dhe e ndershme me njerëzit e saj…këtë qëllim nuk e arritëm dot Tani janë ulur në tryezë për të bërë reformën zgjedhore…tani kjo tryezë ku këto janë ulur a garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë kjo është pyetja…nëse opozita del thotë jo të ulet me Damianin potë ulet me shejtanin për mua nuk ka asnjë problem nëse del produkti.

Nuk e di nëse do arrihet derisa janë ulur. Këta kanë thënë që zgjedhje me Edi Ramwn s’ka ndoshta nga kjo tryezë do të dalë një formë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme edhe me Edi Ramwn …ose që Edi Rama mund të iki dhe të bëhet një qeveri teknike për 3 muaj. Por nëse hyn në një marrëveshje dhe hyn në zgjedhje prapë me Edi Ramin dhe me këtë sistem që është ajo shprehja që tha avokat Ngjela “U martua Sani mori atë që kishte”.
Shtuar më 16/01/2020, ora 22:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori