Shkrumbohet pylli i Poros në Vlorë
Mbi 200 ha pyje janë shkrumbuar në zonën e pyllit të Poros nga zjarri i rënë ditën e djeshme. Zjarri, i cili ka nisur ditën e djeshme në orën 9 të paradites, ka qenë i përhapur në pika të ndryshme të pyllit të Poros.

Njoftimi është dhënë rreth orës 9 të mëngjesit të djeshëm për një vatër zjarri e cila është zgjeruar duke shkaktuar dëme të jashtëzakonshme gjatë gjithë ditës.

Në orët e vona të mbrëmjes, për ndihmë në këtë pyll kanë ardhur zjarrfikës nga Fieri dhe Berati.


Deri në orët e vona të mbrëmjes zjarri ka vazhduar dhe fikja e tij ka qenë e pamundur nga punonjësit e zjarrëfikseve.

Situata vazhdon të mbetet alarmante edhe sot. Punonjësit e zjarrfikseve janë gjendur që në orët e para të ditës në këtë pyll. Situata është tepër e vështirë për t’u kontrolluar. /albeu.com/


Shtuar më 25/08/2011, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori