Shkrumbohet papafingoja tek "Rruga e Elbasanit", zjarri tek pallati i Gramoz Ruçit (VIDEO)
Ndërtesa e cila u përfshi nga flakët gjatë mesditës së sotme ka marrë vëmendjen edhe për shkak të personave në të cilën banojnë.

Personazhenjohur të skenës dhe ekranit banojnë në atë pallat, ndërsa sot u shkrumbua papafingo e cila ishte në pronësi të Presidentit të Klubit të Futbollit “Partizani”, Gaz Demi.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu katin e 10-të të një pallati në "Rrugën e Elbasanit" në Tiranë.

Në këtë pallat banon edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, gazetari Dritan Shakohoxha, e disa personazhenjohur të skenës dhe ekranit.

Nga flakët raportohet se ka vetëm dëme materiale, por jo persona të lënduar.

Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Pas rreth një ore pesë zjarrfikëse që mbërritën në vendngjarje arritën të lokalizojnë flakët dhe të shuajnë zjarrin. /albeu.com/

Shtuar më 21/12/2016, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori